Home
In Memoriam
Iniciativa
FSHTA
Aktualitete
Ne Vitin 2009
Ne vitin 2008
Ne vitin 2007
Këngët tona
Fotografi 1972-81
Fotoalbumi
Gjen.1-7
Gjenerata I    72-75
Gjenerata II   73-76
Gjenerata III  74-77
Gjenerata IV   75-78
Gjenerata V   76-79
Gjenerata VI   77-80
Gjenerata VII  78-81
Regjistrohuni?
Korigjime?
Kritika?
Përshtypjet deri sot
Pershtypja jote?
Impressum
test speed


        I kujtojmë me mallë dhe respekt

  • Profesorët:
  • Profesorin e ndjerë Prof.Ahmet Mumxhiu, njërin nga themeluesit e Gjimnazit Matematikor. Motoja e tij ishte: "Dita e organizuar mirë, shtron rrugën e suksesit. Më shumë punë, më pak gjumë". 
  • Profesorin e gjuhes shqipe Ditar Qamili, prof., Shpesh thoshte: "I mire jam te miret, i keq jam per te keqijte" e ne fund te vitit konstatohej qe gjithemone ishte i mire...

  • Me 28.12.2008 u ndame nga profesori yne i dashur Prof.Dr.Eup Hamiti  themeluesi dhe idoli i shume shokeve tane. Vepra e tij shkencore dhe edukative nuk do te zbehet kurre.

  • Prof.Dr.Hysen Muhaxhiri, i cili ishte me ne, gjer në Gjeneratën e shtatë.
  • Profesorin e ndjerë Prof.Dr.Idriz Berani. Me entuziazmin dhe përkushtimin e tij na bëri të afërt me hapsirën, sferën, parabolën, hiperbolën, vektorët...!

  • Profesorin e ndjerë Ramiz Musa  njërin nga themeluesit e Gjimnazit Matematikor,  entuziastin dhe   perkrahjen tonë. Kështu e mbajmë mend profesor Ramiz Musën kur na thoshte "Ashtu pra...", dhe na jepte vullnet për qëndresë në zgjidhjen e problemeve.
  • Profesorin e nderuar Prof.Selman Bryma, fjalët e të cilit na mbushën përherë "akumulatorët" për dije dhe përballje me "fushat elektromagnetike" të jetës.
  • Udhëheqësin e laboratorit Bislim Hamiti, i cili ishte i dashur dhe i respektuar prej të gjithëve.
  • Pedagogun tonë të respektuar Sadri Kelmendi, prof. zëri i ëmbël i të cilit, mu si tingujt që nxirrte violina e tij, na ofroi rreth vetes më shumë se një pedagog!
  • Nxënësit:

  • Shokun Ilir Ramadani  nga gjenerata e dytë, të cilin na e muarr sëmundja e rëndë.
  • Shokun Xhemaledin Osmani  nga gjenerata e dytë, i cili vdiq tragjikisht.
  •  
  • Shokun Edip Tërziqi  nga gjenerata e katërt, një shok shembullor,vdiq nga një sëmundje e rëndë në Prishtinë, duke lënë gruan Hasimen, mjeke në QKUK Prishtinë, me dy fëmijë.
  • Shokun Xhevat Gashi  nga gjenerata e katërt, vdiq nga një sëmundje e rëndë.
  • Shokun Naser Veliun  nga gjenerata e katërt.
  •  
  • Shokun Ejup Terzia nga gjenerata e pestë. Ishte nxënës i dalluar, energjik, plot me fuqi krijuese. Iku shpejt dhe rrufeshëm nga mesi ynë ashtu si edhe jetoi! Do të mbetet përjetë në kujtesë të të gjithë atyre që e njohën! 
  •  
  • Shokun Salih Salihu nga gjenerata e gjashtë qe na braktisi ne vitin 1991 ne nje aksident trafiku ne Zvicer.
  • Shokun Shpend Limani nga gjenerata e gjashtë te cilin na e muarr semundja e pameshirshme ne vitin 1993.
  • Shokun Mehë Uka( 1962-1996) nga gjenerata e shtatë, nxënës me vetëdije shumë të ngritur kombëtare dhe për këtë arësye u persekutua nga UDBA që nga bankat shkollore.      E përkujtojmë me pietet ... 

  • Lavdi u qoftë! 

          Nxënësit e Gjimnazit Matematikor në Prishtinë  Gjen.1-7   (1972-1981)

......................................................................................................................................................

  • Në këtë faqe do ti kujtojmë mësimdhënësat dhe shokët tanë të ndjerë.
  • Ju lutem për kontribut (mundësisht me fotografi dhe shënime, biografi,...)

    Per plotësime, korigjime dhe vërejtje kontaktoni info@gjima.com

  • Top
    Gjimnazi Matematikor në Prishtinë | info@gjima.com